Birra Corona ka pezulluar prodhimin e saj për shkak të pandemisë koronavirus.
Marka e njohur, emri i së cilës është i njëjtë me virusin që po alarmon botën e ka marrë këtë vendim në përputhje me urdhërat e qeverisë meksikane.
Sidoqoftë, kompania ka thënë se mund të vazhdojë të prodhojë birrë nëse prodhimet e saj konsiderohen si prodhime bujqësore. Birraria do të zvogëlojë prodhimin në një nivel ku ata mund të rifillojnë pasi të hiqet pezullimi, thotë Grupo Modelo.
Kompania tha se konsumimi mund të vazhdojë normalisht nëse qeveria e konsideron të përshtatshme të lëshojë disa sqarime që konfirmojnë birrën si një produkt agro-industrial.
Deri më tani fitimet e kësaj firme të njohur kanë rënë krahasur me të mëparshmet.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA