JOQ Albania
Home

Koronavirusi përhapet me ritme të shpejta në Turqi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/04/2020 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ndër vendet që po preket me ritme të larta prej pandemisë së koronavirusit është dhe Turqia ku numri i të infektuarve po rritet me mijëra çdo ditë.

Dje në Turqi janë njoftuar rreth 2400 raste të reja me persona të infektuar me koronavirus duke bërë që numri total i të infektuarve të shkojë mbi 18,135, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 356.

Turqia renditet tani në vendin e dhjetë ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi me një diferencë të vogël me Zvicrën.

Italia mbetet ende vendi me numrin më të lartë të viktimave të Covid-19 ndërsa me ritme të shpejta po shtohen rastet e të infektuarve në SHBA dhe Spanjë.

Turqia ka ritmin më të lartë të rritjes së numrit të të prekurve në raport me ditët e para të shfaqjes krahasuar edhe me Italinë dhe Spanjën.

Ky fakt ka shqetësuar studiuesit të cilët parashikojnë javë të rënda për shtetin turk.