Disa mënyra se si prindërit mund të mbështesin fëmijët në situatën e krijuar prej Koronavirusit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.04.2020, 10:54

Në këto momente të vështira për mbarë botën, qendër e shqetësimit të çdo prindi janë fëmijët. Më poshtë rendisim disa mënyra si mund të kalohet sa më mirë në famijle kjo situatë e vështirë e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

1. Të komunikoni me ta

Prindërit duhet të zhvillojnë një bisedë të qetë dhe aktive me fëmijët e tyre për sëmundjen e koronavirus (COVID-19) Mësoijini ata për simptomat dhe sëmundjen pasi mund të fillojnë të ndiejnë simptoma në ndonjë pikë, të cilat shpesh janë shumë të ngjashme me të ftohtin ose gripin e zakonshëm, dhe fëmija në këtë rast mund të frikësohet.

Prindërit duhet t'i inkurajojnë fëmijët e tyre t'i njoftojnë nëse nuk ndjehen mirë, ose nëse ndjehen të shqetësuar për virusin në mënyrë që prindërit të mund të ndihmojnë.

2.Krijoni një rutinë me ta

Doktorët tregojnë se është e rëndësishme që dita të jetë e ndarë në disa faza. Në një moment të caktuar të saj ju duhet të shpenzoni kohë duke luajtur me fëmijët tuaj. Një tjetër moment duhet të inkurajoni ata të ndihmojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë krah jush në momentë kur mund të jenë të dobishëm. Po ashtu rezervoni kohë për fëmijët tuaj që të bisedojnë në telefon ose kompjuter me miqtë e tyre.

3.Lëreni fëmijën tuaj të ndjejë emocionet e veta

Me mbylljen e shkollave, anulimin e koncerteve, ndeshjeve sportive dhe aktiviteteve pas të cilave fëmijët janë thellësisht të dhënë është mëse normale që nga mungesa e tyre për shkak të izolimit fëmijët të ndihen të mërzitur. Një këshillë numër një e Dr Damour është t'i lini ata të trishtohen. Normalisht për adoleshentët dhe fëmijët largimi nga rutina e tyre plot aktivitete është më e rëndë ndaj edhe është normale të irritohen, të nervozohen dhe dëshpërohen. Qëndroni pranë tyre në këto momente por lejoini t’i kalojnë.

4.Kontrolloni ato që fëmijët dëgjojnë

Ka shumë dezinformata që qarkullojnë rreth sëmundjes së koronavirusit (COVID-19). Gjeni se çfarë po dëgjon fëmija juaj ose çfarë mendon se është e vërtetë. Nuk është e mjaftueshme që vetëm t'i tregoni fëmijës suaj fakte të sakta, sepse nëse ata kanë zgjedhur diçka që është e pasaktë, nëse nuk e zbuloni se çfarë po mendojnë dhe çfarë konsiderojnë të vërtetë, këshillat tuaja do kalojnë në plan të dytë. Filloni të kuptoni cfarë di vërtet fëmija juaj për sëmundjen dhe sa informacion të saktë ka në mënyrë që mos mbingarkohet me informacione të dëmshme.

5.Thyeni të paktën një herë në javë rutinën

Të gjithë si familje mund të organizoni një event të përbashkët me fëmijët tuaj. Për shembull dita kur të gjithë do gatuani së bashku ose organizoni një festë të vogël familjare me muzikë dhe gatime apo një lojë të këndshme në orët e mbrëmjes ku mund të ndaheni në grupe dhë të bëni tifo për njëri tjetrin.

6.Kontrolloni sjelljen tuaj

Natyrisht prindërit kanë ankth në këto momente por rekomandohet që të menaxhojnë sa më shumë që munden këtë ndjenjë ankthi dhe frike duke u përpjekur të mos e përcjellin aspak tek fëmijët pasi në këtë situatë për ta do ishte shumë e dëmshme.

Burimi: unicef Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit