Juristi i burgut të Rrogozhinës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Për shkak të kontakteve që juristi ka patur, ky institucion është përfshirë nga paniku.
Mësohet se pas konfirmimit, zyra e tij është dezinfektuar. Po ashtu është vetëkarantinuar drejtori i burgut dhe oficerë të tjerë që kanë patur kontakte me juristin.
Ky i fundit udhëtonte nga Tirana në një makinë me drejtorin e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Juristi është banues në Tiranë. Ndërkohë të burgosurit i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor.