Gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koronavirus deri në fund të muajit prill.
Ky është paralajmërimi i Tom Britton, një profesor i matematikës nga Universiteti i Stokholmit, i cili tha se rreth 1 milionë banorë janë të infektuar me Covid-19, megjithëse vendi ka konfirmuar vetëm 5,466 raste.
Duke përdorur modele matematikore ai mendon se numri i infeksioneve do të shkojë 5 milion njerëz deri në 30 Prill.
Suedia nuk ka marrë masa drastike për parandalimin e koronavirusit, por thjesht ka këshulliar qytetarët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke ruajtur veten dhe të tjerët.
Britton tha se është shumë herët për të treguar se çfarë efekti kanë patur këto masa paraprake në parandalimin e të infektuarëve, pasi vendet e tjera po rrezikojnë shumë.
Duke përdorur një model statistikor, Z. Britton shpjegon se me anë të numrit të të infektuarëve tre javë më parë e ka më të lehtë për të vlerësuar sa janë infektuar tani.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA