Kishte simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, ndërron jetë në spital vogëlushja 8-vjeçare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.04.2020, 01:37

Një lajm tragjik vjen nga SHBA-ja, ku një vogëlushe 8-vjeçare ka ndërruar jetë disa orë pasi kishte bërë testin për koronavirus.

Adisson Pope, vetëm 8-vjeçe, nga Qarku Clay në Teksas, vdiq në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve në Fort Worth, mbrëmjen e së mërkurës.

Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal pranë shtëpisë së saj, ku mjekët kryen një test Covid-19, pasi ajo filloi të shfaqte simptoma të ngjashme me ato që paraqesin pacientët me koronavirus.

Stafi i spitalit tha se ata e trajtuan vogëlushen 8-vjeçare me të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Addison ndërroi jetë pak orë pasi ishte dërguar në spital, duke humbur betejën me sëmundjen e saj, e cila ende nuk është diagnostikuar, pasi nuk ka dalë akoma rezultati i testit.

Mjekët janë ende në pritje të rezultatit, ndërkohë që zëdhënësja e Spitalit Rajonal shprehet se rezultati ka "të ngjarë të jetë negativ".

Një llogari në GoFundMe u krijua në rrjet për të mbledhur para për familjen e Adisson.

Ajo ishte nxënëse në shkollën fillore Henrietta.

Burimi: Metro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit