“Po vdes! Aty ku jetoj unë as qeni s’jeton”, rrëqeth banori i komunitetit rom: Bashkia s’më ka dhënë asnjë ndihmë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.04.2020, 01:10

Prej gati tre javësh, i gjithë vendi është vendosur në izolim për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, e cila u ka marrë jetën mbi 50 mijë personave dhe ka infektuar mbi 1 milion të tjerë në të gjithë botën.

Koronavirusi në vendin tonë ka nxjerrë në pah edhe varfërinë dhe kushtet e mjerueshme në të cilat jetojnë mijëra familje shqiptare, shumë prej të cilave nuk po munden dot as të sigurojnë bukën e gojës për fëmijët e tyre dhe veten.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën tregohet se si po i përjetojnë këto ditë komuniteti rom dhe egjiptian, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit.

Videoja është filmuar në një lagje të Korçës, ndërsa bashkia e këtij qyteti duket se i ka lënë në harresë këta banorë.

Sipas qytetaerit që ka dërguar videon, më shumë se 25 familje rome dhe egjiptiane ndodhen në këtë situatë.

Ndërkohë ai shprehet se e njëjta situatë paraqitet edhe në zonën e Nishtullës, në Durrës.

Banori i komunitetit rom, i cili jeton i vetëm në një barake, shprehet në video se Bashkia e Korçës nuk i ka dhënë asnjë ndihmë deri më tani.

Teksa pyetet se si jeton, ai shprehet:

Po ja, më ndihmojnë komshinjtë. Më japin ndonjë pjatë gjellë. Se unë as asistencë s'kam, gjë s'kam. Njëherë ky, njëherë tjetri. Këto më mbajnë me bukë. Unë po vdes, pension s'kam, asistencë s'kam. Aty ku jetoj unë, as qeni nuk jeton. Po nga e keqja, ça të bëj, ku të shkoj, ku të përplasen. Kush mund të mendojë për mua, Zoti i dhëntë shëndet, edhe jetë. Një copë fukara jam, njeri pa njeri, s'kam as grua e as fëmijë.

Qytetari që e ka dërguar videon shprehet:

Pershendetje JOQ Albania! Corona nxorri ne pah fukarallekun ne kete vend,Mbi 25 familje Rome Egjyptiane jan ne meshire te fatit ne kete kohe ,Bashkia Korce inegzistente,Nje sms per te gjithe 🇦🇱Meshironi ata qe jan ne toke tju meshiroj Zoti lart,Sevashku ja dalim ☝ Kjo video eshte realizuar sot ne Korce ne nje lagje Rome dhe Egjyotiane,Keshtu ehte situata edhe ne nishtulla Durres

Si zotëria në video, janë mijëra të tjerë në Shqipëri, që në këto ditë të vështira kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihma ushqimore.

Ditët e fundit në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë denoncuar edhe një fakt tjetër të rëndë.

Sipas tyre, shpërndarja e ndihmave ushqimore është bërë në mënyrë selektive, ku kanë përfituar edhe shumë familje që janë në gjendje të mirë ekonomike, ndërsa ata që vërtet kanë nevojë, janë lënë jashtë skemës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit