SHBA/ Objektet fetare qëndrojnë të hapura në disa prej vendeve më të prekura nga Covid-19

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.04.2020, 01:29

Kishat dhe objektet e tjera fetare do të lejohen të qëndrojnë të hapura në më shumë se gjysmën e shteteve që janë ndër më të prekurat nga koronavirus. Janë plot 11 shtete që nuk kanë vendosur asnjë kufizim përsa i përket objekteve fetare, pavarësisht përhapjes në masë të pandemisë.Nuk është e qartë se sa individë po vazhdojnë të ndjekin shërbimet fetare ose sa objekte janë mbyllur vullnetarisht.

Shtëpia e Bardhë po i nxit amerikanët të shmangin të gjitha tubimet publike të paktën deri në fund të prillit.Por përjashtimet për institucionet fetare ofrojnë disa pengesa në përpjekjet për zbutje të pandemisë, siç është distanca sociale për të cilën zyrtarët e shëndetit publik thanë se do të shpëtojnë ndoshta 2 milion jetë nëse kryhen "në mënyrë të përsosur".

Disa organizata fetare, kanë dalë në mbështetje të pezullimit të tubimeve fetare.Në 15 shtetet më të rrezikuara të identifikuara nga Fondacioni Kaiser Family, një organizatë jofitimprurëse kombëtare që studion çështje shëndetësore, më shumë se katër në 10 banorë të rritur janë 65 vjeç ose më të vjetër. Pikërisht personat e kësaj moshe janë më të predispozuar të ndjekin shërbimet fetare dhe në të njejtën kohë më të rrezikuar nga Covid 19.

Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit