Çdo ditë, infermierja e April Abrias monitoron 30 pacientë, të cilët dyshohet se kanë koronavirus në një provincë rurale në veri të kryeqytetit të Filipineve, Manila.Nëna 29-vjeçare nuk ka një maskë kirurgjikale për të mbuluar fytyrën e saj, dhe në vend të saj, ajo mban një maskë lecke që siguron mbrojtje të pamjaftueshme nga virusi.
Të paktën 17 mjekë kanë vdekur tashmë në Filipine, dhe më shumë se 600 kanë qenë në karantinë. Abrias shprehet e shqetësuar jo vetëm për pacientët por edhe për kushtet që po i ofrohen punonjësve të shëndetësisë.
Në thirrjen e saj, Abrias thotë:
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se 96 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Filipine, një vend me 105 milion njerëz. Punonjësit e sektorit të shëndetësisë po paralajmërojnë një krizë të thellë në sistem, nëse ndihma e duhur nuk vjen së shpejti.
Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania