“Ju përqafoj”, Albano Carrisi falenderon publikisht shqiptarët: Së shpejti do festojmë funeralin e këtij virusi me “Felicita”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 22:52

Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi, është prekur nga solidarizimi i Shqipërisë me Italinë në këto ditë të vështira për popullin fqinj, i cili është vënë "me shpatulla pas murit" nga koronavirusi.

Pak ditë më parë, një ekip mjekësor shqiptar u dërgua në Itali në ndihmë të kolegëve të tyre italianë, në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Këngëtari italian, këngët e të cilit janë kënduar ndër vite nga shqiptarët në periudhën e komunizmit, i ka dërguar një video mesazh mikes së tij shqiptare, gazetares Zenepe Luka.

Ai shprehet se ky gjest i madh do të forcojë edhe më tej lidhjen humane midis dy Shqipërisë dhe Italisë.

Carrisi shprehet i bindur se se këtij virusi do t'i vijë fundi, ndërsa shprehet se kur kjo të ndodhë do ta këndojmë të gjithë së bashku këngën "Felicita".

Ai shprehet:

E dashur mikja ime Zenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi. Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe.

Kujtojmë këtu që Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në spitalin e Breshias, që do të ndihmojnë kolegët e tyre italianë në përballimin e situatës kritike të krijuar nga Covid-19 në shtetin fqinj.

Fjala e Al Banos ne vidion pershendetese.E dashur mikja imeZenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe" Grazie mile, caro amico degli albanesi, grande cantante Al Bano Carrisi. Tuo padre, Carmelo Carrisi e tu che hai anche la cittadinanza albanese, siamo tutti insieme nel bene e in difficoltà; caro amico Al Bano Carrrisi

Publiée par Zenepe Luka sur Lundi 30 mars 2020

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit