Jeton në SHBA, mjeku shqiptar: Distancimi social në Shqipëri është serioz, por duhen testime në masë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.04.2020, 22:13

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar distancimin social vazhdojnë.

Mjeku shqiptar, Arjet Gega që jeton në SHBA ka thënë se distancomi social në vendin tonë është marrë shumë seriozisht. Kjo është një gjë shumë e mirë ka thënë, por duhet të bëhen testime në masë.

Gega ka kujtuar edhe se në fillim shqiptarët u shprehën se ishin të fortë sepse pinin raki dhe hanin hudhra, por kjo ishte kur nuk kishte asgjë rast ka theksuar më tej ai.

Mjeku është shprehur kështu:

Mesa kam ndjekur nga mediat, Shqipëria ka investuar gjithçka te distancomi social. Në fillim u tha se jemi të fortë, hamë hudhra dhe pimë raki dhe nuk do të na zërë ky virus, ishte kur nuk kishim asnjë rast. Pas rastit të parë mendoj se është bërë një distancim social shumë serioz. Por ajo që mua më duket, ngjashëm me Amerikën që ka sjellë situatën ku jemi, është mungesa e testimeve dhe mungesa e investigimit serioz epidimiologjik.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme mjeku Pipero u bëri edhe një herë apel shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi, pasi nga Covid-19 mund të prekemi të gjithë tha ai, sepse është një virus që nuk bën përjashtime.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit