Efektet e Covid-19 janë ndjerë jashtmase në tregun e punës në mbarë botën. Vetëm në dy javë,kanë filluar të ndjehen pasojat e krizës në ekonomi. Papunësia gjithashtu ka thyer rekord, duke u rritur me 302.265 të papunë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministritë e Punës dhe Sigurimit Social.
Ndikimi i Covid-19 në ekonomi nuk ishte fort i dukshëm në të dhënat e punës, derisa shkollat filluan të mbyllen në 9 mars për shkak të përparimit të krizës shëndetësore. U deshën vetëm pak ditë, dhe në datën 12 mars filluan shenjat e parë të krizës që ka shkaktuar kjo pandemi. Që atëherë, 898.822 persona kanë humbur vendin e punës.
Por siç shpjegohet nga vetë Sigurimi Social të dhënat në ditën e fundit të muajit tregojnë qartë evolucionin e punësimit dhe ndikimin e krizës. Ministria e Punës në mars tregon një rritje prej 302.365 të papunë dhe e lë shifrën totale në 3.54 milion. Referencat më të afërta për të krahasuar këtë goditje gjenden në momentet më të këqija të recesionit të madh ku deri më tani rritja më e madhe e papunësisë në një muaj të vetëm korrespondon me Janarin 2009.
Një ndryshim i madh midis këtij momenti dhe kolapsit aktual janë mekanizmat rregullues dhe ndihma publike. Brenda ditëve të shpalljes së një gjendje alarmi, qeveria miratoi rregullimin e procedurave për të aprovuar dosjet e rregullimit të punës të shkaktuara nga kriza shëndetësore dhe krijimi i një përfitimi të jashtëzakonshëm për viktimat.
Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania