JOQ Albania
Home

‘Jam i zhytur në borxhe’, fermeri: Po hedhim prodhimin, kanalet janë mbushur plot
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/04/2020 20:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi nuk ka sjellë vetëm probleme shëndetësore, pasi ka sjellë edhe shumë probleme ekonomike.

Shumë fermerë në vendin tonë janë zhytur në borxhe, prej situatës që është krijuar prej Covid-19.

Një fermer ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania, ai tregon se është i zhytur në borxhe dhe se prodhimin e tij të luleshtydheve po e hedh në kanal. pasi nuk ka treg ku ta shesë.

Po ashtu në mesazhin që ai ka nis pranë JOQ Albania tregon se kanalet janë mbushur plot me prodhime të femerëve që nuk janë shitur.

Si tregon ai edhe fermerët e tjerë e vjelin prodhimin dhe më pas e hedhin në kanale sepse nuk kanë ku ta shesin.

Gjithashtu ai tregon se kjo që po ndodh është një katastrofë, pasi janë miliarda lekë që po humbasin fermerët.

Mesazhi i tij:

Jam nje fermer i zhytur ne borxhe puno dhe ushqehem me lek borxh. Esht katastrof jan miljarda lek qe po idhen posht tani fermeret po e vjelin dhe po e edhin vet posht sepse pikat e grumullimit nuk po ja pranojn me kanalet jan mushur plot.