Hoteli zvicerian promovon “apartamentet e karantinës”: Shërbim mjekësor dhe test Covid-19 brenda dhomave luksoze

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 22:21

Le Bijou, një markë luksoze e hoteleve zvicerane, ka promovuar "apartamente karantine" të cilat përfshijnë shërbime shëndetësore brenda dhomës, siç është testimi i koronavirusit.

Një qëndrim në një prej këtyre apartamenteve varion nga 800 deri në 2,000 dollarë për një natë. Objektet përfshijnë ofrimin e ushqimit , një kuzhinier personal, një palestër private, trajtime spa në dhomë dhe një zyrë shtëpie.

Përveç testimit Covid 19, i cili kushton 500 dollarë, të ftuarit mund të paguajnë edhe për shërbime të tjera shëndetësore të koronavirusit, siç janë vizitat e infermierëve dy herë në ditë për 1800 dollarë.

Le Bijou prezantoi shërbimin e karantinës pasi CEO i saj, Alexander H Alexanderbner, vuri re rënien e prenotimeve vetëm për fundjava dhe shtimin e prenotimeve 14 ditore ose më tepër.

Kur u pyetën pse mysafirët po zgjatnin qëndrimin e tyre, shumë thanë se ata po rezervonin posaçërisht apartamentin për karantinë.Ai më pas vendosi të adaptojë shërbimet e tij tradicionale për t'i bërë apartamentet plotësisht të përshtatshëm përgjatë pandemisë, duke përfshirë gjithashtu shërbimin nëpërmjet një roboti për të shmangur kontaktin njerëzor në check-in dhe check-out.

Le Bijou po ofron gjithashtu qëndrime falas për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët janë duke punuar jashtë orarit për të ndihmuar në përballimin e shpërthimit të virusit, si dhe për njerëzit që mund të ndodhen në kushte kritike mbijetese.

Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit