Francë/ Shkon në 4503 numri i viktimave nga koronavirusi, 471persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 20:20

Vijon të jetë i lartë bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Francë.

Autoritetet franceze raportuan se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 471 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 4503.

Ditën e sotme u shënuan 34 vdekje më pak se dje. E mërkura ishte dita më vdekjeprurëse e koronavirusit në Francë, ku u shënuan 509 viktima në 24 orë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, njoftoi se nga 6399 pacientë ndodhen në kujdes intensiv.

Jerome tha se mbi 26 mijë persona janë të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër e të infektuarve ndodhen të izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Numri total i rasteve aktive me Covid-19 në Francë ka shkuar në 42,174.

Lajmi i mirë është se mbi 12 mijë persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi në shtetin francez.

Një tjetër lajm i mirë është edhe ulja e numrit të infektimeve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivisht 2116 persona, ndërkohë që dje u raportuan mbi 4 mijë raste të reja.

Salomon theksoi se sot janë kryer mbi 36 mijë teste.

Burimi: Le Figaro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit