570 njerëz kanë vdekur në azilet në rajonin lindor të Francës që prej shpërthimit të koronavirusit, duke sugjeruar që numri i të vdekurve kombëtar i lidhur me sëmundjen mund të ishte shumë më i lartë se sa mendohej.
Franca u bë vendi i katërt që regjistroi 4,000 viktima të koronavirusit, por kjo shifër përfshin vetëm viktimat e raportuara nga spitalet. Vdekjet në azile janë rritur në ditët e fundit, me dhjetëra të tilla të raportuara në të gjithë vendin.
Autoriteti i Shëndetit Publik, bëri një deklaratë:
Pothuajse 1 milion njerëz jetojnë në rreth 7,000 shtëpi pleqsh në Francë.Në javën e kaluar, agjensitë shëndetësore në të gjithë vendin kanë konfirmuar publikisht rreth 100 vdekje në azile.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania