Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë në vendin tonë. E ditur është bërë se tetë prej personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë janë fëmijë.
Ky lajm është dhënë nga Rovena Daja, e cila punon në Institutin e Shëndeti Publik. Në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën përsonale.
Kurse mjeku Pipero u ka bërë apel edhe një herë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi Covid-19 mund të rrezikohemi të gjithë pasi është një virus që nuk bën përjashtime,
Po ashtu në vendin tonë vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar distancimin social kur dilet.
Kujtojmë këtu se gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Numri i atyre që ka humbur jetën është shumë i madh.