Ekspertët kritikojnë ashpër Boris Johnson: Mungesa e masave në kohën e duhur, rriti përhapjen e pandemisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 20:31

Boris Johnson injoroi këshillat e ekspertëve për parandalimin e një pandemi, thotë një ish-këshilltar shkencor. David King paralajmëroi gjithashtu se "financimi i dobët" i NHS nga kishte minimizuar përpjekjet për të luftuar kundër shpërthimin e pandëmisë dhe rrjedhimisht për të shpëtuar shumë jetë të humbura deri më tani.

Sir David tha:

Ne bëmë të gjitha punët që duheshin bërë, përgatitëm terrenin.Kryeministri vonoi prezantimin e izolimit për një kohë të gjatë,ndërkohë që vendet e tjera vendosën menjëherë kufizime të ashpra që me shpërthimin e virusit në Kinë. Ne për shembull kemi bërë një llogaritje për të treguar që kudo që të shfaqej ky virus në botë, brenda 3-6 muaj do të përhapej në çdo vend të botës.Ajo që duhet të kishim bërë, ishte të merrnim masat më herët, të gjitha masat e nevojshme paraprake për të mos lejuar këtë përhapje të pandemisë. Por përgjigja ka qenë e ngadaltë nga qeveria dhe mendoj se Shërbimi ynë Shëndetësor Kombëtar ka vuajtur nga financimi i dobët që prej vitit 2010.

Këto komente vijnë pas shqetësimit të publikut për trajtimin që qeveria po i bën pandemisë. Shifrat më të fundit zyrtare treguan se 2,921 njerëz kanë vdekur dhe mbi 33,000 kanë testuar pozitivë.Vetëm 10 ditë më parë z. Johnson tha që njerëzit duhet të izoloheshin. Tri ditë më parë, ai urdhëroi që të mbyllen baret, restorantet, teatrot dhe qendrat sportive.

Gjatë gjithë kohës, ministrat kanë këmbëngulur që kanë ndjekur këshillat e shkencëtarëve të tyre, por kjo rezulton të mos jetë e vërtetë. Përhapja kaq e lartë e pandemisë në Britani, tashmë konsiderohet pikërisht si faj i qeverisë dhe mos marrjes së masave në kohën e duhur. Gjithashtu, qeveria po kritikohet ashpër edhe për mungesën e bërjes së testeve.

Burimi: Indipendent|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit