Kanada/ Mbi 10 mijë të infektuar me koronavirus, rritet me 21% numri i viktimave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 19:57

Kanadaja tani ka më shumë se 10,000 raste të koronavirusit dhe numri i vdekjeve është rritur 21% nga një ditë. Ditën e djeshme, u raportuar zyrtarisht 105 viktima, ndërsa sot numri total arriti në 127. 22 pacientë kanë ndërruar jetë brenda këtyre 24 orëve dhe janë shënuar 1115 raste të reja.

Një nga shqetësimet kryesore momentalisht, është përhapja e virusit nëpër azile. Jo vetëm për shkak të moshës së thyer të personave që ndodhen në to, por edhe për faktin që tashmë një pjesë e mirë e stafit që kujdeset për të moshuarit nuk po paraqitet më në punë.

Nga ana tjetër, mjekët kanë ngritur shqetësimin për mungesën e pajisjeve mbrojtëse, ku më kryesorja momentalisht është mungesa e theksuar e maskave. Kryeministri Justin Trudeau tha se janë porositur mbi 10 milion maska, të cilat pritet të vihen në dispozicion të mjekëve përgjatë kësaj jave.

Në një njoftim zyrtar, Trudeau tha:

Kemi porositur 10 milion maska. Një pjesë e tyre ka mbërritur në destinacion dhe po fillon shpërndarja e tyre. Do mundohemi t’i vemë në dispozicion të mjekëve sa më shpejt të jetë e mundur. Masa të tjera do të merren, përsa i përket nevojave të sistemit shëndetësor në vazhdimësi.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit