Italia shënoi sot një tjetër bilanc tragjik nga koronavirusi, ku humbën jetën 760 persona.
Midis viktimave të koronavirusit ishte edhe ish-portieri legjendar i Atalantës, Zaccaria Cometti.
Ai ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, në shtëpinë e tij në qytetin e vendlindjes, Romano di Lombardia.
Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar gjatë orëve të fundit, pasi ishte infektuar me koronavirusi.
Ai mbrojti portën e klubit të Atalantës nga viti 1957 deri në 1970, ku numëroi 204 paraqitje dhe arriti të fitonte Kupën e Italisë në vitin 1963.
Cometti luajti 177 në Serie A, 11 në Kupën e Italisë, 6 në Kupën Rappan, 4 në Kupën e Miqësoreve, 5 në Kupën Mitropa dhe 1 në Kupën e Kupave.
Karriera e tij si portier u përmbyll në vitin 1972. Më pas ai u rikthye si trajner në ekipet e të rinjve të Atalantës nga viti 1975 deri në vitin 1977.
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të ish-portierit Cometti u dha nga uebfaqja zyrtarja e Atalantës.
Burimi: La Repubblica|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania