JOQ Albania
Home

‘S’e ndal as Covid-19’/ Akuzohet Veliaj: Në 13 mars u hap tenderi për betonizimin e madh të ‘Parkut të Liqenit’
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/04/2020 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19, Bashkia e Tiranës, e cila është nën drejtimin e Erion Veliajt nuk është ndalur së hapuri tendera.

Një akuzë e fortë është lëshuar në drejtim të Erion Veliajt nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Gjatë ditës së sotme Zhupa ka shkruar se më 13 mars Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për betonizimin e 'Parkut të Liqenit Artficial' në kryeqytet. Këtë gjë ajo e ka thënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mes rreshtash Zhupa është shprehur edhe se Veliaj po shfrytëzon këtë situatë ku njerëzit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar planin shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit të Tiranës.

Kujtojmë këtu se në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për respektuar higjenën personale.

Postimi i plotë:

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë. Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit. Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial. Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit. Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi. Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar! Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.