Deri më tani në Afrikë ka rreth 6400 raste të konfirmuara të Covid-19. Edhe në Afrikë, janë marrë masa të rrepta për parandalimin e pandëmisë.
Sidoqoftë, ekspertët po bëjnë thirrje për një përgjigje më të koordinuar kontinentale në mënyrë që të shmangin një shpërthim tragjik të pandemisë, sikundër ndodhi në Itali apo SHBA.
Në bashkëpunim me Komisionin e Bashkimit Afrikan (AUC) dhe OBSH-në, Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) themeluan Taskforce të Afrikës për Coronavirus (AFCOR) që prej 5 shkurtit, përpara se në kontinet të raportohej rasti i parë me Covid 19.
Nigeria, me ekonominë më të madhe në Afrikë, njoftoi një bllokim prej 14 ditësh të shteteve të Lagos, Abuja dhe Ogun dhe ka vendosur një paketë lehtësie prej 38.5 milion dollarësh për të ndihmuar në mobilizimin e shërbimeve publike për të parandaluar përhapjen në zonat me kushte të dobëta jetese. Ditën e sotme, janë shënuar 174 raste të konfirmuara në vend.
Afrika e Jugut mbetet deri tani më e goditura, duke raportuar më shumë se 1.300 raste. Presidenti Cyril Ramaphosa njoftoi mobilizimin e 10,000 punonjësve për të kryer teste, duke u shkuar në shtëpi banorëve. Pjesa më e madhe e testeve, do të zhvillohet pikërisht në këtë mënyrë, duke shmangur dyndjen e popullit në spitale nga frika.
Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania