Pacientët me koronavirus janë më infektues kur kanë simptoma të buta, ka treguar një studim i ri.
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që rezultuan pozitiv ndaj për Covid-19 infektojnë më tepër personat rreth tyre gjatë javës së parë të simptomave.
Shkencëtarët ishin në gjendje të bënin zbulimin pasi analizuan 10 pacientë, me simptoma relativisht të buta të Covid-19.
Shkencëtarët studiuan mostrat e fytit dhe mushkërive, mukozën nga trakti respirator dhe gjakun e pacientëve gjatë trajtimit të tyre.
Studiuesit gjetën nivele të larta të virusit në hundë dhe fyt dhe thanë se maksimumi i infeksionit vihej re përgjatë javës së parë.
Ata zbuluan se gjurmët e virusit ishin ende në fyt dhe mushkëri e pacientëve deri në ditën e tetë të simptomave, do të thotë se ata do të kishin qenë infektues deri në këtë pikë.
Sidoqoftë, dy nga pacientët që ishin në një gjendje më të rëndë dhe treguan disa shenja të hershme të pneumonisë, vazhduan të kishin nivele të larta të virusit deri në ditën e dhjetë ose njëmbëdhjetë.Sidoqoftë, shkencëtarët shkruan në studimin e botuar në Nature, se ata nuk mund të zbulonin gjurmët e koronavirusit në mostrat e gjakut ose urinës.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania