Në harresë nga qeveria Rama/ Personat me Aftësi të Kufizuar: Jemi të rrezikuar nga Covid-19 dhe uria

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.04.2020, 17:47

Në vendin tonë situata paraqitet e rënduar prej Covid-19. Së fundmi Bashkimi Shqipëtar i Organizatave Të Personave me Aftësi Të Kufizuara ka kërkuar që qeveria Rama të marrë sa më parë masat për t’u ardhur në ndihmë, pasi ata janë duke kaluar ditë të vështira.

Me anë të një deklarate publike ata i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë që t’i ndihmojë sa më parë pasi rrezikojnë të vuajnë nga uria.

Në këtë deklaratë shkruhet se një numër i konsiderueshëm i personave me aftësi të kufizuar, janë të rrezikuar nga Covid-19 për shkak të sëmundjeve që ata mbartin, por mjaft prej tyre që jetojnë të vetëm dhe mund të rrezikohen edhe nga uria.

Thirrja e tyre është që t’i ndihmojnë dhe mos t’i lënë të kalojnë këto ditë të vështira vetëm. Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qënduar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.

Deklaratë e plotë:

Bashkimi Shqipëtar i Organizatave Të Personave me Aftësi Të Kufizuara Shprehim shqetësimin e thellë e të jashtëzakonshëm të të gjithë llojeve të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri për pasojat e rënda të situatës në të cilën po kalojmë. Media dhe të gjithë aktorët e tjerë, kryesisht ata vendimmarrës, kur flasin për persona në nevojë duhet të mbajnë parasysh grupin e atyre me nevoja ekstreme, ku me përparësi bëjnë pjesë personat me aftësi të kufizuara. I bëjmë thirrje qeverisë, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 Të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti Shqiptar, i cili përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të këtyre personave në raste emergjence, fatkeqësie apo lufte. Sot një numër i konsiderueshëm i personave me aftësi të kufizuar, janë të rrezikuar nga Covid-19 për shkak të sëmundjeve që ato mbartin, por mjaft prej tyre që jetojnë të vetëm, mund të rrezikohen edhe nga uria. I bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të Bashkive, vecanërisht administratorëve të njësive administrative që të verifikojnë me përparësi gjendjen e këtyre personave, pasi ata i kanë të gjitha të dhënat e nevojshme për ti identifikuar. Gjithashtu duam ti bëjmë thirrje organizatave për personat me aftësi të kufizuar, duke ju kujtuar atyre se “ligji 93/2014 i ka përcaktuar si organizata që ofrojnë shërbime dhe përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuar, që të tregojnë vullnetin dhe angazhimin e tyre serioz për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara”, pasi ky është një moment jo vetëm i vecantë, por edhe shumë domethënës. Ne shprehim besim të plotë në të gjitha përpjekjet që po bëhen, se populli shqipëtar do t’ia dalë me sukses kësaj sfide të jashtëzakonshme e të panjohur më parë. Për organizatat anëtare. Presidenti Dr. Av. Sinan Tafaj

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit