6 muajshe shtatzënë me Koronavirus, 39-vjeçarja që përloti rrjetin mund sëmundjen!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.04.2020, 17:41

Karen Mannering nga Herne Bay në Kent është gjashtë muajshe shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të katërt. 39-vjeçarja filloi të vuante nga një kollë e vazhdueshme dhe ethet gjatë javës së dytë të marsit.

Telefonova 999 pasi frymëmarrja ime dukej aq keq sa një ambulancë ishte në shtëpinë tonë brenda disa minutash. E kasha të pamundur të mbushesha me ajër ndaj edhe më vendosën menjëherë një maskë oksigjeni.

Karen rezultoi pozitive për Covid-19. Ajo kishte pneumoni në të dy mushkëritë e saj dhe qëndroi e izoluar në një dhomë spitalore për një javë.

Askush nuk lejohej të vinte e të më shihte. Ishte një periudhë shumë e vetmuar dhe e errët. Ndejta e shtrirë në shtrat për dy ose tre ditë. Nuk mund të shkoja as në tualet. Isha vazhdimisht në telefon me familjen timeqë mq mbanin të qetë dhe më jepnin kurajo. Isha e frikësuar se nuk do mund të mbijetoja dhe familja ime ishte përgatitur për më të keqen. Luftova për çdo frymëmarrje, luftova…për veten dhe foshnjën time!

Karen thotë se nuk do ta harrojë kurrë ndjesinë e ajrit të freskët dhe të ftohtë në fytyrën e saj ditën kur u largua nga spitali.

Burri im dhe unë u futëm në shtëpi me maska dhe dritaret u hapën. Ajëri ishte i mahnitshëm.

Tani Karen është izoluar në shtëpi, por në një dhomë larg nga pjesa tjetër e familjes së saj. Ajo po bëhet më e fortë, por ka akoma një kollë të thatë që mund të zgjasë disa muaj.

Ajo beson se mund të kishte kontraktuar koronavirus në sallonin e bukurisë ku punon, por ajo kurrë nuk mund ta dijë me siguri.

Burimi: bbc Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit