Një vajzë është dhunuar keq nga dy djem në në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa videoja është bërë publike në rrjetet sociale.
Dy djemtë e kanë dhunuar atë në ambientet e një shtëpie ndërsa dhe kanë filmuar momentin.
Dy autorët me iniciale S.A. dhe P.R kanë rënë nën prangat e policisë.
Në video duket si dy djemtë dhunojnë dhe gjuajnë vajzën me shkelma ndërsa ajo qan.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se shkak për dhunën është bërë një test shtatzënie që i kanë gjetur dy djemtë asaj.
Ligji maqedonas ngjarje të tilla i dënon nga tre muaj në tre vite burg.