Ashtu si gjithë globi, edhe futbollisti gjerman, Tim Klose, është vetë-izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.
Mbrojtësi Norwich Cityt, mendoi t'i ndante momentet e karantinës me miqtë e tij, teksa postoi një foto në “Instastory”, por njëkohësisht doli zbuluar.
Aty shihej laptopi i tij, si dhe programi i filmave “Netflix”.
Klose harroi ta hiqte njëren prej ‘task-eve’ ku tregohej se ai ishte duke parë gjithashtu edhe filma pornografikë në “Pornhub”.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve në rrjetet sociale, edhe pse mbrojtësi e fshiu më pas foton, ajo u kap nga fansat dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet.
Mesa duket, këtë periudhë të vështirë karantinimi 31-vjeçari, përveccse duke parë filma në “Netflix”, e kalon duke parë edhe filma… pornografik.