Ka shkuar në 6 numri i të infektuarëve me koronavirus në Lezhë. Mësohet se e infektuara e fundit është një grua e cila ka pasur kontakte me të prekurit e tjerë nga i njëjti qytet.
Ajo është dërguar me urgjencë mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv.
Kujtojmë se ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë u shënuan 277 raste me koronavirus. Gjithashtu shënohen 16 të vdekur dhe 76 persona të shëruar.
Qyteti me numrin më të madh të të prekurëve është Tirana.