Policia tajlandeze ka arrestuar një grup turistësh britanikë, amerikanë dhe australianë në një festë e mbushur me drogë dhe vajza tajlandeze, pasi kanë thyer masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Të rinjtë britanikë, George Oliver Hoskins, 23 vjeç, Saul Alan Jones, 22 vjeç dhe Stuart Alexander McDonogh, 29 vjeç, ishin midis nëntë të huajve dhe pesë vajzave tajlandeze.
Ata ishin duke festuar si të çmendur në një zonë që shfaqet si më e rrezikuara nga Covid-19 në Tajlandë.
Fotografitë tregojnë se si vajzat ishin veshur me bikini, ndërsa burrat me pantallona të shkurtra.
Polcia sulmoi apartamentin në të cilin u gjet kanabis dhe kokainë. Policia tha se kontrolloi apartamentin pasi fqinjët u ankuan se po shqetësoheshin nga zhurma.
Të arrestuarit do të përballen me masat që shteti i Tajlandës ka sanksionuar.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA