Ka lënë spitalin dhe është shëruar plotësisht menaxheri nga Korça i infektuar me Covid-19.
Ai ka dalë ditën e djeshme nga spitali Infektiv dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
33-vjeçari është pacienti i parë i konfirmuar me koronavirus në Korçë.
Mësohet se rastet e tjera ishin kontakte me menaxherin e lokalit, ku disa javë më parë ishte festuar 8 Marsi.
Deri më tani në Korçë janë shënuar 16 të infektuar.