JOQ Albania
Home

76 persona të shëruar prej Koronavirusit në Shqipëri
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/04/2020 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekspertja e ISHP-së, Rovena Daja ka njoftuar në një dalje publike numrin e rasteve të reja të të infektuarve me Koronavirus për sot në vendin tonë.

Numri është shtuar me 18 raste të reja duke bërë që të shkojë në 277 të infektuar në total.

Fatkeqësisht është regjistruar edhe një viktimë, një 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit duke bërë që numri i të vdekurve prej virusit në vend të shkojë në 16.

Por ka një lajm të mirë.

Edhe 9 pacientë janë shëruar prej pandemisë në 24 orët e fundit duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 76.

Rovena Daja:

Jo vetëm raste të reja të infektuarish por ka edhe të shëruar nga koronavirusi. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.