Të varfërit s’ushqehen dot, Oriola Marashi tallet: Mosmirënjohësa, paskeni telefon me kamer!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.04.2020, 11:13

Situata e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria ka gjetur në vështirësi ekonomike shumë familje shqiptare të cilat vuajnë për bukën e gojës edhe për shkak të mbylljes së punëve.

Qeveria Rama, ditë pas dite propagandon në median e tij se këto familje po ndihmohen me ushqime dhe se asnjë nuk do të jetë në kushte të vështira deri në fundin e pandemisë së Covid-19.

Mirëpo realiteti tregon të kundërtën. Shumë familje shqiptare vuajnë për ushqim dhe ato që ndihmohen mund ta quajmë me gojën plot një tallje.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur një numër i madh fotosh nga familje që janë ndihmuar nga shteti, ku shihet qartë se ushqimet që i janë dhënë janë thjesht sa për tu hedhur hi syve.

Ushqimet janë të pakta dhe të pamjaftueshme për një familje, aq më tepër në një situatë të tillë. Justifikimet e Edi Ramës lidhur me këtë situatë është se në kohë lufte gjithçka pranohet, por nuk ka justifikim kur tendera miliona eurosh firmosen në këtë periudhë.

E ndërsa ka një numër personazhesh të njohur mediatike që i mbështesin propagandën, Rama po mbështetet edhe nga një vajzë Instagrami.

Ajo është Oriola Marashi, e cila të vetmen gje që numëron janë disa followersa në Instagram.

Përmes një instastory, Marashi ka postuar foton e disa ushqimeve të publikuar nga JOQ ALBANIA dhe shpërthen keq ndaj varfërisë që ka pushtuar këto familje.

Ajo duket që është udhëzuar të thotë se fotot nuk janë dërguar nga familjarë, por janë një sajim. Pas kësaj shprehet se ata që kanë dërgur janë mosmirënjohës dhe shpirtzinj, duke ia mohuar ndihmën vetëm se kanë një telefon me kamër.

Vetëm Oriola e mendon diçka të tillë, që telefoni me kamer është mposhtje e varfërisë, dhe mospranimi i talljes është mosmirënjohje.

Oriola duhet të dalë jashtë botës së Instagramit dhe të shohë më afër hallet e shqiptarëve, por mesa duhet rehati i madh e bën vetëm që të komentojë varfërinë e shqiptarëve, të cilët nuk sigurojnë dot bukën e gojës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit