Ministri izraelit i Shëndetësisë dhe gruaja e tij, të infektuar me Koronavirus

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.04.2020, 10:16

Ministri izraelit i Shëndetësisë Yaakov Litzman dhe gruaja e tij Chava kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, njoftoi zyra e tij pas mesnatës së së mërkurës, duke thënë se ata të dy ishin në gjendje të mirë.

Ministri 71-vjeçar është zyrtari më i lartë izraelit që diagnostikohet me virusin.

Dyshja janë në izolim, nën vëzhgim të mjekëve në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me ta do të informohen dhe dërgohen në karantinë.

Mbrëmja e djeshme u bënë 14 ditë që kur Kryeministri Benjamin Netanyahu takoi për herë të fundit këshilltarin, Rivka Paluch i cili doli se kishte koronavirus. Kryeministri, familja e tij dhe disa këshilltarë të afërt u testuan të hënën dhe rezultuan negative ndaj edhe pwr Netanyahu ka mbaruar periudha e karantinimit.

Litzman ka luajtur një rol të spikatur në trajtimin e krizës pandemike së bashku me Netanyahu, duke marrë pjesë në takimet kryesore së bashku megjithëse kryeministri ka qenë i kujdesshëm për të respektuar rregulloren e distancimit social.

Sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhjetëra mijëra izraelitë janë në vetë-karantinë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit dhe i gjithë vendi është në një bllokim pothuajse të plotë që ka mbajtur shumicën e popullsisë të mbyllur në shtëpitë e tyre, lejohet dalja vetëm për nevoja thelbësore.Burimi: timesofisrael Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit