Kryeministri u vendit, Edi Rama ka vendosur përfundimisht që t'i kthejë shpinën futbollit shqiptar në këtë kohë krize.
Rama ka deklaruar sot se klubet shqiptare nuk do të përfitojnë asgjë nga paketa financiare për gjendjen e koronavirusit.
Sipas tij, klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sa një kompani fasonerie dhe për këtë arsye nuk duhet të ankohen.
Kryeministri tha:
Kujtojmë që thuajse të gjithë presidentët e klubeve shqiptare i kanë kërkuar ndihmë financiare qeverisë në këtë periudhë krize.
Madje presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ironizoi duke thënë se kryeministri e ka mendjen fillimisht te Juventusi, skuadër për të cilën bën tifo dhe nuk e vret mendjen për futbollin shqiptar.