Trajneri i Anderlehtit, Vicent Kompany ka vendosur t’u paguajë pagat futbollistëve të tij, nëse këta nuk heqin dorë pagat e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Skuadra belge u ka kërkuar lojtarëve që të sakrifikojnë një pjesë të të ardhurave të tyre, për të ndihmuar klubin në mes të krizës me COVID-19.
Por, në këtë situatë shfaqet trajneri Kompany, i cili ka vendosur të marrë përgjegjësinë nëse lojtarët nuk janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë.
Ish-kapiteni i Manchester Cityt, verën e kaluar u transferua në Belgjikë te Anderlehti ku është edhe lojtar edhe trajner.
Kujtojmë që ulje të pagave të lojtarëve tashmë kanë bërë shumë skuadra të njohura nëpër botë, përfshirë Juventusin, Interin dhe Barcelonën.