Edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjendja është e rënduar prej Covid-19. Por në këtë vend një tregtar nga Shkupi ka bërë një gjest human.
Një qytetar nga Shkupi ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se Irfani, një tregtar po nga ky qytet ka vendosur të japë falas për nevojtarët sallatë jeshile dhe patate.
Mesazhi i tij:
Një gjest i tillë në këto ditë është më shumë se human, pasi shumë kanë mbetur pa punë në këto ditë dhe kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këto ditë të vështira.
Disa ndoshta edhe nuk kanë fare kursime mënjanë. Ndaj t’i thuash vetëm faleminderit Irfanit, tregtarit nga Shkupi është shumë pak.