Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në çdo vend të botës.
Një sportist shqiptar në Amerikë, saktësisht në New York, i quajtur Andre Ljujovic, është ndarë nga jeta, për shkak të këtij virusi famëkeq.
Lajmi është botuar në gazetën "Illyria” në New York. Ljujovic aktivizohej për Cruisaders (futboll amerikan)
Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.
Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York.