30 shqiptarë përfundojnë në mes të katër rrugëve në Varshavë: Kompania polake na hoqi nga puna, s’na përgjigjet askush!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 01:16

Rreth 30 shqiptarë kanë mbetur të mes të katër rrugëve mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Njëri prej tyre ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se ndodhen te stacioni i trenit në kryeqytetin polak.

I riu thotë se ishin marrë në punë nga Shqipëria nga kompania "Eastress", e cila sipas tij i ka hequr të gjithë nga puna, pa i vënë në dijeni, duke i nxjerrë në mes të katër rrugëve.

Ai shprehet se asnjë nuk iu është përgjigjur deri më tani, ndërsa i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që t'i ndihmojë.

Në video, ai shprehet:

Jemi 30 shqiptarë, kemi ngelur në mes të Varshavës, te stacioni i trenit. Kompania që na mori në punë na hoqi pa dijeni fare, na nxorri në rrugë. Kompania që na mori nga Shqipëria quhet Easttrees. Na ka lënë në rrugë në mes të Polonisë, në mes të Varshavës, në mes të koronavirusit. Asnjë nuk na përgjigjet, as shteti polak nuk përgjigjet, kompania na ka mbyll dyert. I bëjmë thirrje shtetit shqiptar të na ndihmojë!

I pyetur nga JOQ Albania, i riu tha se kompania në fjalë i ka dërguar sot në punë në kushte çnjerëzore.

Ai tha se ata e kundërshtuan këtë gjë, ndërsa kompania në fjalë i ka pushuar të gjithë nga puna, duke iu thënë: Ikni ku të doni!

Shqiptari u shpreh se i tremben edhe koronavirusit, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë dot asnjë masë mbrojtëse.

Sipas tij, farmacitë në Poloni nuk u kanë dhënë masa mbrojtëse kur kanë konstatuar se janë të huaj.

Ai shprehet:

Pershendetje JOQ! Video eshte bere mbremjen e sotme te stacioni i trenit ne Varshave. Kompania Eastrees na coi sot ne pune ne kushte cnjerezore dhe nuk pranuam te punojme dhe na pushoi te gjitheve, duke na lene ne mes te rrugeve. Nuk na dha asnje pergjigje, na tha ikni ku te doni. Ketu ka plas virusi dhe ne nuk kemi asnje mase mbrojtese. Jemi shume te rrezikuar. Ne Farmaci nuk na japin masa mbrotjese sepse jane racista.

Ai i ka dërguar një SMS edhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, ku i bën thirrje për ndihmë, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Të rinjtë janë të detyruar që këtë mbrëmje ta kalojnë në metro, pasi kompania i ka përzënë nga hoteli, duke u mbyllur dyert.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit