Ditën e djeshme, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro u arrestua për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas, e cila kishte një urdhër mbrojtje, por ky urdhër u thye nga Duro, duke i shkuar asaj në shtëpi dhe duke e kanosur.
Ndërkaq, ditën e sotme, Gjykata ka dhënë edhe vendimin për ish-futbollistin, teksa Duros do t’i duhet të qëndrojë në arrest shtëpie.
Gjithsesi, secila nga palët do të ketë të drejtën e apelimit të këtij vendimi.
Kështu, Duro tashmë do i duhet të qëndrojë në shtëpi, ashtu si dhe pjesa tjetër e qytetarëve në këto ditë karantine, vetëm se nuk do të ketë mundësinë për të dalë për pazar.