Valdrin Mustafa ia ka hedhur paq dhe sot është përfundimisht i shëruar nga COVID-19. Djaloshi shqiptar ishte lojtari i vetëm shqiptar që rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa duket se e keqja ka kaluar përfundimisht.
Lajmin e konfirmon "Sport Ekspres". Kujtojmë që Mustafa u detyrua që të qendronte i vetëm në izolim, për të mos përhapur më tej virusin.
Ditët e para ai kishte dhimbje në kokë dhe gjoks, ndërsa pas pak ditësh simptomat ishin larguar.
Testi i ri i Mustafës është bërë gjatë ditës së djeshme. Përgjigjet kanë ardhur sot dhe fatmirësisht Mustafa është shëruar tërësisht nga COVID-19, duke hedhur pas krahëve këtë moment të vështirë pasi ka dalë negativ.
Në rast se do të rezultonte ende pozitiv, atëherë duhej t’i nënshtrohej një tjetër karantinë 14 ditore, por për fatin e mirë gjithçka është kaluar me sukses.