Djokovic i dhuron një milion euro Serbisë për emergjencën e koronavirusit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.03.2020, 14:44

Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij Jelena dhuruan një milion euro në Serbi për të blerë respiratorë dhe materiale të tjera mjeko-sanitare të nevojshme për luftën kundër koronavirusit.

Njoftimin e ka bërë vetë kampioni serb me anë atë në një video të publikuar sot nga mediat, në të cilën ai thotë se materiali mjekësor do të blihet në Kinë dhe Gjermani.

Djokovic në video shprehu një falënderim për mjekët dhe të gjithë personelin shëndetësor që në të gjithë botën janë angazhuar në maksimum kundër infeksionit dhe në mbrojtje të shëndetit të njerëzve.

Disa ditë më parë, numri 1 në botë kishte postuar një lutje në Instagram për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor të angazhuar në luftën kundër pandemisë, duke i kushtuar edhe një histori Italisë, me mesazhin:

Qëndroni të fortë.

Këto janë fjalët e Novak Djokovic, të raportuara nga faqja e tij zyrtare:

Dua të falënderoj të gjithë mjekët që në botë dhe në Serbinë time janë në ndihmë të pacientëve me koronavirus. Fatkeqësisht, mijëra njerëz infektohen çdo ditë. Unë dhe gruaja ime Jelena jemi përpjekur të kuptojmë se si t'i ndajmë burimet tona me njerëzit që aktualisht kanë nevojë për to. Dhurimi jonë është një milion euro për blerjen e respiratorëve dhe materialve të tjera sanitare.

Roger Federer dhe gruaja e tij Mirka zbuluan në fillim të kësaj jave se ata do dhurojnë një milion franga zvicerane për të ndihmuar familjet e prekura në Zvicër, ndërsa Rafael Nadal dhe ylli i basketbollit spanjoll Pau Gasol kanë filluar një fushatë për të mbledhur 11 milion euro.

Burimi: Sky Sport | Përktheu dhe Përshati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit