Dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet Klodian Duro

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27.03.2020, 11:12

Ish-fantazisti i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, është në telashe të mëdha. Ai është arrestuar nga policia për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, me të cilën është ndarë prej disa vitesh.

Kjo e fundit e ka denoncuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë. Por në datën 24 mars, Gazeta “Si”, raporton se ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij.

Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur për jetën ish-bashkëshorten, e cila ka formuar menjëherë numrin pa pagesë 129 dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

Përse dhunë mes ish-bashkëshortëve?

Por, nga ana tjetër, teksa pritej që të kishte fluks kërkesash për urdhër mbrojtjeje nga partnerët, po vihet re një trend tjetër. Ndonëse shifrat janë të ulëta dhe të papërfillshme, urdhër mbrojtjeje nga dhuna po kërkojnë ish-partnerët, siç ka ndodhur edhe me rastin e ish-futbollistit, gjithashtu edhe tri çifte të tjera të ndara kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

“Ne mendojmë se ata ju kthehen konflikteve të vjetra për çështjen e pronësisë, ashtu siç ka ndodhur me çiftet e tjera të ndara. Të tre rastet jetonin nën të njëjtën çati dhe normalisht që në një situatë karantinimi, ata do të përplasen me njëri-tjetrin”, thotë për Gazetën “Si” një gjyqtare e dhomës civile.

Por veç banesës, konfliktet burojnë edhe për fëmijët. Një grua, e cila jeton bashkë me vajzën është ndier e kërcënuar nga ish-partneri, i cili ka kërkuar të kthehet në shtëpi dhe të shikojë të bijën dhe për këtë ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Por, Gjykata nuk ia ka miratuar, pasi pas kërkesës në polici gruaja Z. U . është tërhequr nga padia, duke sjellë pushimin e procesit.

Specialistët e policisë thonë se menjëherë pas karantinimit parashikojnë të ketë një fluks kërkesash me urdhër mbrojtjeje, pasi me shumë gjasë shumë nga familjarët e dhunuar, frenohen nga shumë faktorë. Një ndër to është frika se dhunuesi do të kthehet të qëndrojë në të njëjtën shtëpi.

Gjykata Civile e Tiranës dhe çdo gjykatë tjetër civile, në situatën kur do t’i mbajë mbyllur dyert për padi të ndryshme, të vetmet padi që shqyrton janë kërkesat për urdhër mbrojtjeje dhe masat e sigurisë.

“Por duhet të kemi parasysh që urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes duhet të zhvillohen me praninë e pretenduesve, që gjykata të krijojë bindjen pasi t’i intervistojë se vërtet mes palëve ka tension dhe ka pasur dhunë”, shpjegon gjyqtari, i cili këmbëngul njëkohësisht se ka vënë re që gjatë ditëve të vetizolimit, urdhër mbrojtjeje kanë dorëzuar dhe dy vëllezër kundër njëri-tjetrit pasi jetojnë në të njëjtën pronë.

Historia që vazhdon të mbetet pa zgjidhje, është distancimi i dhunuesit me viktimën, pasi në mjaft raste, edhe pse shpallet vendimi për distancim deri në 500 metra, realisht vendimi mbetet i paaplikueshëm, për çifte që kanë shtëpi as 80 metra katrorë dhe që jetojnë në ambiente të përbashkëta si tualeti apo kuzhina.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit