‘S’kemi një copë bukë’/ Rama quan derra shqiptarët që ankohen te JOQ Albania

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.03.2020, 19:47

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto ku shikohet se në një familje po dorëzohen ndihma ushqimore.

Krahas fotos Rama ka shkruar:

Forcat e armatosura vijojnë papushim operacionin humanitar.

Por edhe pse Rama thotë se ndihma po shpërndahen pranë redaksisë së JOQ Albania kanë shkruar shumë shqiptarë dhe kanë treguar se janë duke vuajtur për një copë bukë.

Shumica prej tyre nuk dinë se si do ta mbajnë frymën gjallë sepse kanë mbetur pa punë, në izolim dhe me pak kursime. Disa ndoshta dhe nuk kanë fare kursime.

Gjithë këtë Ramës ia ka vënë në pah një shqiptare që i ka komentuar në postimin e tij. Ajo i ka komentuar Ramës, se ata që ankohen te JOQ e telendisën qeverinë dhe se nuk kanë pikë turpi që shkruajnë gjëra të tilla.

Komenti është ky:

Ato qe akohen te JOQ zoti kryeminister. Se ato na telendisen pa pike turpi. Po vdesim per dite thone e nuk ka vdekur askush.

Më pas Rama ka komentuar kështu:

Cdo pyll ka derrat e veta xhan.

Më pas një tjetër shqiptar i ka komentuar Ramës:

Por derri më i madh ne vend je ti zoti piktor.

Mesa duke kryeministri Edi Rama ka nisur t’i etiketojë si derra ata shqiptarë që nuk kanë bërë asnjë më shumë se sa kanë treguar hallin e tyre se janë duke vuajtur për një copë bukë dhe asgjë më shumë se kaq.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit