Ashtu siç u paralajmërua, sfida mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është shtyrë për një datë të re, për shkak të koronavirusit.
Mediat raportuan dje se nuk ka asnjë shans që britaniku dhe Wilder të luftonin në korrik.
Sot, është konfirmuar zyrtarisht se trilogjia mes dyshes do të zhvillohet më 3 tetor në Las Vegas.
Kujtojmë se Wilder aktivizoi klauzolën e një ndeshje të tretë, pasi muajin e kaluar humbi rripin e tij WBC, pikërisht në Las Vegas.
Ndeshja e parë mes dyshes, e zhvilluar vitin e kaluar, përfundoi baras, ndërsa kampion momentalisht është Tyson Fury.