JOQ Albania
Home

Papa Françesku në rrezik? Punonjësi që jeton me të në Vatikan rezulton me COVID-19
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi i ri COVID-19 ka frikësuar botën. Më një përhapje të madhe, me mijëra viktima në ditë, vendet e prekura janë kthyer në karantinë për të parandaluar përhapjen e tij.

Ndërkohë që janë ndaluar të gjithë aktivitetet fetare, një alarm vjen nga Vatikani për shëndetin e Papa Françeskut.

Daily Mail shkruan se një punonjës i Vatikanit që jeton në të njëjtën rezidencë si Papa, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Kleriku, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka jetuar me vite me radhë në shtëpinë e mysafirëve në rezidencë.

Papa Françesku, 83 vjeç, jeton gjithashtu në këtë rezidencë, ndërkohë ai nuk është shfaqur më në publik, që pas një gripi që kaloi në fund të muajit të kaluar.

Rikujtojmë se shteti më i dëmtuar dhe më i prekur nga koronavirusi tashmë është Italia, i kthyer në epiqendrën e këtij virusi, duke shkaktuar më shumë vdekje sesa në Kinë, vendin e origjinës së COVID-19.

Burimi: Daily Mail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania