JOQ Albania
Home

COVID-19/ Prisni thonjtë e gjatë, mësoni sa shumë po rrezikoni veten dhe të afërmit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 10:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh në vajzë e cila nuk ka thonj të bërë në qendra estetike. Por sot, ky është një problem i madh sepse koronavirusi, COVID-19 mund të gjejë “strehë” perfekte tek thonjtë e gjatë dhe të qëndrojë aty për shumë kohë.

Një infermieri në Britani ka dhënë alarmin duke deklaruar se thonjtë e gjatë janë një nga përhapësit më të shpejtë të virusit, COVID-19.

Pavarësisht udhëzimit se larja e duarve për 20 sekonda, do t’ju mbrojë nga koronavirusi i ri, thonjtë e gjatë e bëjnë të pamundur këtë.

Me anë të një postimi në Facebook, infermierja në fjalë shkruan se thonjtë e gjatë janë një mjedis perfekt për bakteret e virusit, dhe gatimi apo dhe kafshimi i tyre mund të sjellë infektimin tuaj, dhe më pas infektimin e të gjithëve rreth jush.

Infermierja e mbyll postimin e saj me një thirrje për gratë dhe vajzat:

Ju lutem, gjatë kësaj pandemie, pritini thonjtë tuaj të gjatë, dhe lani sa më shumë duart.

OBSH ka të njëjtën thirrje për njerëzit nga vendet e prekura, higjena personale dhe vetëizolimi në shtëpi, është mënyra jonë e vetme për të luftuar këtë virus të rrezikshëm që ka marrë mijëra jetë deri në ditën e sotme.

Burimi: Daily Mail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania