JOQ Albania
Home

Elbasan/ Dyshohet për dy raste të reja të infektuarish me Koronavirus
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 10:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme u raportua se një 60-vjeçar nga qyteti i Elbanasanit rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Ndërsa dyshohet se të infektuar jane edhe dy djemtë e tij të moshës 22 dhe 25 vjeç.

Familja jeton në lagjen Emin Matraxhiu të qytetit të Elbasanit.

Deri në këto momente të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetsore por ndodhen të izoluar në ambientet e shtëpisë së tyre së bashku me nënën.

Bashkëshortes së 60-vjeçarit i është bërë testi i parë pasi ka shfaqur temperaturë pork a dalë negative, pritet t’i nënshtrohet testimit të dytë për të marrë një përgjigje të saktë.