JOQ Albania
Home

Dy viktima në pak orë, shënohen 6 të vdekur nga Covid-19 në Serbi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 9:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy pacientë të tjerë të infektuar nga COVID-19 kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Serbi. Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë në faqen e internetit.

Gjithsej gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se pacientët ndodheshin në terapi intensive prej disa ditësh dhe ishin në gjendje të rëndë.

Ndërkohë numri total i të infektuarve në Serbi ka shkuar në 384.

Burimi: N1 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA