JOQ Albania
Home

As duart e as frutat, rreziku më i madh nga koronavirusi vjen nga telefoni: Mbijeton 9 ditë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk mjafton vetëm larja e duarve, frutave dhe perimeve, sepse koronavirusi i ri, COVID-19 mund të jetë për një kohë të gjatë në telefonin tuaj.

Sipas profesorit Nigel McMillan nga Universiteti Giffith, i specializuar në sëmundjet infektive, virusi COVID-19 mund të jetojë në sipërfaqe të panumërta por veçanërisht të jemi të kujdesshëm me telefonat, të cilin mesatarisht e prekim 2,617 herë në ditë.

Studimet rreth këtij virusi deri tani kanë zbuluar se ai mund të mbijetojë gjatë në llojet e qelqit të butë dhe të plastikës, të cilat të dyja gjenden në telefonat tanë.

Alarmante është fakti se COVID-19 mund të mbijetojë në sipërfaqen e telefonit deri në 9 ditë në varësi të kushteve.

Profesori i njohur McMillan ka deklaruar:

COVID-19 mund të mbijetojë në çdo sipërfaqe dhe sa më e lagësht të jetë, aq më gjatë do të jetoj. Gjëja më e sigurt për të bërë është që t’a konsideroni telefonin tuaj një “zgjatje të dorës”, dhe të mos harroni që po transferoni gjithçka që është në dorën tuaj, në telefon. Pastrojeni çdo herë që dikush tjetër e prek telefonin tuaj, pasi virusi mund të jetojë në të shumë më gjatë se sa mendoni.

Duke marrë parasysh këtë, dhe rrezikun që na kanoset në këto ditë, sa herë që vendosni telefonin tuaj diku, ose bëni diçka dhe më pas prekni telefonin, duhet patjetër t’a pastroni njësoj si duart tuaja.

Rikujtojmë thirrjen e OBSH se arma e vetme që kemi në këto momente ndaj COVID-19 është higjena personle, larja e duarve, frutave, perimeve dhe mos harroni të pastroni edhe celularin tuaj.

Burimi: Daily Mail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania