JOQ Albania
Home

Përhapja e koronavirusit, Rusia ndalon fluturimet e huaja nga data 27 mars
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 8:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zyrtarët e qeverisë ruse kanë njoftuar se të gjitha fluturimet ndërkombëtare do të ndalohen pas ditës së premte.

Vendimi u mor për shkak të emergjencës së koronavirusit. Linjat ajrore ruse do të vazhdojnë të fluturojnë për të kthyer qytetarët ose nëse autorizohen me leje të veçantë nga autoritetet.

Kujtojmë se në Rusi ka zyrtarisht 658 raste të koronavirusit dhe tre vdekje.

Gjithashtu ditën e djeshme, presidenti Vladimir Putin shtyu një votim për një ndryshim kushtetues që do t'i lejojë atij të qëndrojë në pushtet për dy mandate të tjera radhazi.

Burimi: Tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA